Raporti/ Ambasadori britanik: Ja 3 qytetet në veri të Shqipërisë ku trafikohen më shumë femra

516
Gjatë një vizite në Dibër, ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman ka thënë se komuniteti shqiptar në Britani shërben si urë lidhëse mes dy vendeve.
Sa i përket raportit të autoriteteve britanike për trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimit, ku shqiptarët zinin një rol kryesor, ambasadori tha se shqiptarët që vijnë në vëmendje të autoriteteve shqiptare janë nga 3 zona të Shqipërisë.
“60% e shqiptareve që vijnë në vëmendje të autoriteteve britanike për çështje të emigracionit apo aktivitete kriminale vijnë nga tre rajone në veri të Shqipërisë, konkretisht nga Kukësi, Dibra dhe Shkodra, zona që përbejnë 15% të popullsisë se vendit”- tha Duncan.
Ndër të tjera ambasadori britanik tha se autoritetet britanike po bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare për një bashkëpunim më të mirë dhe për të ofruar mbështetje konkrete për disa institucione.
Sigal