“Raportet financiare”, KQZ thirrje të fortë partive politike: Afati i fundit 31 marsi

482
Sa kanë fituar dhe sa kanë shpenzuar partitë politike gjatë vitit 2017? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do kryejë një proces auditimi për të gjitha partitë politike, përmes ekspertëve kontabël që do të përzgjidhen me këtë qëllim, por që të kryhet auditi duhet që partitë politike të dorëzojnë raportet financiare.
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj ju kujtoi sot partive politike se afati i fundit për të dorëzuar raportet finaciare do të jetë 31 marsi.
“Të dorëzojnë raportet partitë politike që nuk e kanë dorëzuar raportin financiar pranë KQZ, nga 128 deri tani e kanë dorëzuar rreth 18 parti politike. KQZ është e gatshme të respektojë ligjin. Afati i fundit ështëdata 31 mars”,- tha ajo.
Sigal