Ramës i shterojnë argumentat, sulmon opozitën sërish me Lazaratin

461
Sigal

 

Në turin e takimeve në rrethe, kryeministri Edi Rama deklaroi nga Përmeti se nuk do të plotësojë kërkesën e opozitës për qeveri tranzitore. Edhe njëherë Rama kujtoi se ishte opozita e sotme që dikur lejoi Lazaratin.

“Kam dëgjuar shumë njerëz që thonë aman mos lësho pe. Dua t’ju them që nuk kam asnjë pe në dorë për të lëshuar, kam një detyrë për të kryer; Të qeverisim deri kur të mbarojë mandati ynë dhe deri kur të kemi votat në parlament. Këta na akuzojnë ne sikur erdhën këtu nga hëna jo sikur ishin bërë njësh me minjtë atje në Lazarat që mbillnin arat e shinin arat dhe i ndanin paratë bashkë me ta. Në parlament se ishin, se nuk ishin, puna ka vazhduar dhe këta ndenjën 6 muaj jashtë dhe erdhën ditën e fundit për të marrë rrogën”, tha Rama.