Ramës i ka hyrë frika në palcë/ Policia merr ‘peng’ autostradën për kthimin e kryeministrit në Shqipëri

600
Sigal

Protestat e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, e kanë frikësuar shumë kryeministrin Edi Rama, aq sa ka detyruar policinë e ‘Gjeneral Çubardhit’, që të marrë masa ekstreme, njëlloj sikur të jemi në gjendje lufte.

Polica ka bllokuar një pjesë të autostradës tek Qafa e Kasharit dhe nuk lejon asnjë makinë të futet në rrugë, pasi pritet ardhja e kryeministrit Edi Rama.

Kjo ka bërë që në krahun tjetër të autostradës të krijohen kilometrike me automjete.Kujtojmë që edhe në kohën e Enver Hoxhës, edhe pse numri makinave ishte shumë i vogël, sërish masat në rrugë kur lëvizte diktatori ishin të larta.