Ramës i ikën situata nga kontrolli, shpërthen ndaj Veliajt: Boll edhe ti tani!

1050
Sigal

Kryeministrit Edi Rama i ka dalë situata jashtë kontrollit në zonën e Kombinatit, ku banorët i kanë kërkuar llogari se ku të strehohen, sa kohë që pallateve të tyre iu është vënë shiriti.

Teksa banorët nuk e linin të fliste, Rama i ka thënë të pushojë dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që kishte ardhur i lagur në këtë takim.

Sipas Ramës të gjithë banorëve do t’iu jepej zgjidhja, por kjo mund të kërkonte një kohë të gjatë.

Shumë prej banorëve refuzonin strehimin në qendrat sociale, ndërsa disa prej tyre thanë se kishin shkuar në këto qendra, por nuk kishte pasur më vende të lira.

Rama u mbrojt me rastin Italian, kur tha se pas tërmetit të rënë në vitin 2009, ende sot ka njerëz që jetojnë në kabina, pasi edhe shtetet më të zhvilluara në botë e kanë të pamundur që të reagojnë shpejt ndaj këtyre fatkeqësive të jashtëzakonshme të natyrës.

“Të lutem o Irfan, se më doli shpirti, më lini t’iu sqaroj, më doli shpirti mo, të lutem se skam më fuqi mo. Lëre rrofsh mo lëre rrofsh, ikini tërmetit sa të doni, dilni te rruga mund ta keni të shkruar.

Boll tani, o Erion boll edhe ti, më lini që të flas. Shkoni te të afërmit, nëse nuk doni të shkoni në qendrat sociale, mos flini nëpër makina, se do tiu bëhet mendja si makinë e prishur”, ishin disa nga thirrjet e Ramës, për banorët që ishin mjaft të shqetësuar për fatin e tyre.

Në total në zonën e Kombinatit në Tiranë janë shpallur të pabanueshme 8 pallate, ndërsa kanë mbetur të pastreha rreth 275 familje.

Duke qenë se u përball me një revoltë dhe padurim të jashtëzakonshëm nga ana e banorëve, Rama u detyrua që të ndërpriste takimin, me pretendimin se kishte njerëz që kishin edhe më shumë nevojë për të, ndërsa iu përmendi banorëve, dhe vdekjen, që mund ta gjenin nga shumë arsye të tjera përveç tërmetit.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Tiranë, Kombinat – Aty ky pallatet silikate të ndërtuara me punë vullnetare në fillim të viteve ‘70, kanë ankthosur qindra familje🙁 JU LUTEM DURIM dhe MOS DËGJONI SHARLATANËT që shfaqen si shkencëtarë nëpër ekrane duke nxitur fantazinë e ushqyer frikën JU LUTEM🙏https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 30. November 2019