Rama:“Qeveria i ka braktisur të rinjtë”

507
Sigal

Rama: “Kavajasit votonin me 2 gishta lart për Saliun dhe nuk qeshnin, sot model pastërtie”

Kreu i PS-së, Edi Rama në krah të kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi dhe kandidatit për deputet Parid Cara, zhvilluan dje një bashkëbisedim me banorët e këtij qyteti në sajë të nismës “Kënd fjale me banorët”.

“Rinia sot nuk ka asnjë perspektivë”

Kryesocialisti Rama theksoi se qeveria është treguar e pabesë me rininë, pasi ato mbarojnë shkollën dhe pas gjithë sakrificave është fat i madh nëse gjejnë punë si kamerier. “Program të veçantë për të ndërtuar korpusin e të rinjve, që duan të përfshihen në shërbimet sociale dhe komunitare që do pasurojë jetën e rinisë”, -tha Rama.  Duke shprehu përshtypjet e tij për përfshirjen e grave dhe vajzave në jetën komunitare të qytetit, si asnjëherë më parë në Kavajë.

“Berisha mashtron me punësimin”

 Rama sulmoi premtimet e kryeministrit për hapjen e 200 mijë vendeve të reja pune.  “Më kishte bërë përshtypje se nuk kishte gra dhe vajza, sot si rrallë herë ka përfshirje të madhe gra dhe vajzave. Saliu nxjerr spot se kemi hapur 200 mijë vende pune, ndërsa INSTAT thotë ka humbur vende pune. Problemi është të hapim vend pune reale, dhe vende te reja punë hapim duke nxitur investime prodhuese”, tha Rama. Në politikat tona të punësimit, nga njëra anë të punësimit në sektorin publik, ne do të jemi shumë të vëmendshëm që të ruajmë barazinë gjinore dhe t’i japim përparësi grave dhe vajzave kuptohet përkundër shkollës, përkundër eksperiencës, përkundër aftësive dhe nga ana tjetër do bëjmë çmos që të nxisim investimet prodhuese që sjellin hapjen e vendeve të reja të punës. Ne mund të hapim vende pune reale duke nxitur investimet prodhuese dhe duke krijuar kushtet për të thithur sa më shumë investime, të kemi sa më shumë trajnime profesionale. Kemi një plan të veçantë për të bërë trajnime profesionale të grave të reja që janë të papuna, pra grave nëna të reja që janë të papuna.

Politika e re e shërbimit shëndetësor publik

Ne do ta heqim taksën e ilaçeve do ta bëjmë zero me synimin që të ulet çmimi dhe e dyta nuk do lejojmë asnjë ilaç në Shqipëri që të shitet më shtrenjtë se sa atje ku e blejnë. Sepse ka ardhur puna këtu që ilaçet kushtojnë më lirë në Itali se në Shqipëri. Saliu thotë që kështu duhet të jetë se jemi vend më i përparuar se Italia, po ne mendojmë që kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk do të lejojmë të shiten më shtrenjtë se vendet e origjinës. Kjo do ta lehtësojë pak gjendjen ashtu sikundër edhe kontrolli i cilësisë së ilaçeve do jetë shumë më i rreptë. Po këtu kështu janë katandisur jo vetëm ilaçet, por edhe plehrat kimike për bujqësinë po njësoj, pa folur pastaj për farërat dhe për fidanët që shkojnë e blejnë farë për kumbull dhe del ulli, shkon blen farë për mollë dhe del rrush.

Premtimet e PS-së për Kavajën

Kryesocialisti Rama, ka sulmuar edhe drejtimin e Kavajës nga demokratët, teksa tha se kavajasit votonin për Saliun, por ishin të trishtuar. Rama ka premtuar projekte si xhamia e Kavajës, dhe stadiumi i ri. “Mendoj se frytet e para Kavaja ka nisur ti marrë. Unë vij hera pas here dhe kam kaluar, por këtu nuk shihje një fytyre duke qeshur, votojnë atje me dy gishta lart dhe nuk qeshnin. Sot është qytet model për nga pastërtia. Përpara kishte letra shishe, tmerr i madh. Ne do bëjmë shumë më shumë. Kemi projektin e ri për sheshin e Kavajës. Dy gishtat do ja çojmë Saliut. E kemi atë plan. Do bëjmë një shesh të bukur si sheshet e qyteteve mesdhetare. Kemi projektet e xhamisë së re, që kreu i bashkisë e ka shumë për zemër, sa herë e takon thotë aman xhaminë. Projekte për lagjet komunitet, kemi projektin e stadiumit”,- theksoi Rama.

“Pas 23 Qershorit do të zgjidhet problemi i strehimit”

Duke premtuar zgjidhje për legalizimet dhe sistemin e shëndetësisë, lideri i socialistëve ka ripërsëritur apelin ndaj qytetarëve që më 23 Qershor të marrin me vete një person që nuk ka votuar në zgjedhjet e shkuara. “Ishte e paimagjinueshme që PS të votonte në Kavajë, po sot në shenjë maksimale besimi vendosëm të kemi një deputet nga Kavajë në dhjetëshen e parë në skuadrën e Tiranës. Kush do ndryshimin më 23 Qershor duhet të marrë me vete një tjetër që nuk ka votuar herën e kaluar”, bëri thirrje Rama.