Rama:“Që të kemi shumicë të plotë, na duhet çdo votë”

426
Sigal

Po rikthen në listat e PS-së, të gjithë ish-ministrat e dështuar të qeverisë “Nano”

Në interval kohe të njëjta, por me tematikë dhe vendndodhje të ndryshme nga rivali i tij politik, kreu i socialistëve Edi Rama i ka mëshuar rëndësisë së garantimit të standardeve zgjedhore. Gjatë takimit me banorë të Njësinë Nr.4 në Tiranë, Rama përsëriti rëndësinë historike të daljes në votime me 23 Qershor. “Këto zgjedhje duhet të jenë të paprekshme, të pamanipulueshme dhe të pacenueshme. Ne tani duhet të bindim çdo shqiptarë të mos rrijë në shtëpi, por të shkojë tek kutia e votimit, të mos nisët vetëm, por të marrë me vete dikë që s’ka votuar më parë, nga kafeneja apo fqinjin,- tha kreu i PS-së. Duke ju referuar alternativës së kundërshtarit politik, Rama u shpreh i bindur se më 23 Qershor do votohet origjinali dhe jo kopja. “Dje ju thashë që do na kopjojë sot e ka bërë ka dalë në natyrë, mirë bën se merr edhe ajër. Na vjen shumë mirë se jemi të vetëdijshëm që më 23 Qershor shqiptarët do votojnë origjinalin, jo kopjen”, -tha ai. Gjatë prezantimit të alternativës për një Rilindje të vendit, Rama ftoi çdo shqiptar t’i bashkohet projektit të PS-së për të ndaluar importin e plehrave, taksën e sheshtë dhe rritjen e krimit. “Sot të bindim çdo shqiptar që më 23 Qershor të mos rrijë në shtëpi por të marrë me vete edhe dikë tjetër që nuk ka shkuar të votojë më 23 Qershor. Mos nguroni të votoni aleancën tonë. Duke shkuar të votoni jepni kontribut që të ketë rilindje, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni rritjes së mëtejshme të papunësisë. Duke ndenjur në shtëpi pranoni regjimin e taksës së sheshtë, pranoni sistemin që çdo e drejtë është e drejtë që blihet. Votoni që të ndalni menjëherë importin e plehrave, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni krimit”, -tha Rama.

Ulqini e Hafizi  dhe Angjeli “rikthehen” në PS, pas disfatës së 2005-s

Ekip i rilindur, por me dy emra të vjetër në PS. Skuadrës socialiste në garën e 23 Qershorit, i janë bashkuar Mimoza Hafizi dhe Musa Ulqini, por edhe Angjeli, i cili është në vendet e sigurta të listës në Gjirokastër, të cilët ishin  të përjashtuar në listat e 2009-s. Ulqini e Angjeli ish-ministra të kabinetit “Nano”, ndërsa Hafizi si sekretare e ish-Presidentit Mejdani. Kryetari i PS-së, Edi Rama, po risjell në PS, të gjithë ata ish-ministra të qeverisë “Nano”, sikurse Majko, Dokle, Malaj, Xhafa, Angjeli, të cilët ishin përfolur për korrupsion dhe që u dënuan me votën e popullit.