Rama:Presidenti Nishani na dha të drejtë! Është saktësisht ministër i Berishës

448
Sigal

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në intervistën te “Top Story”, me gazetarin Sokol Balla,  komentoi vendimin e pritshëm për shkarkimin e Kryeprokurores Ina Rama. Sipas tij, Partia Socialiste është e angazhuar për të qeverisur Shqipërinë pas 200 e ca ditësh. “Është plotësisht e vetëdijshme se në këto ditë të mbetura ky pushtet ka bërë vetëm atë që ka ditur të bëjë, drejtimin e vendit drejt rrënimit të mëtejshëm. Duke vazhduar të rrënojë institucionet siç po rrënon institucionin e Presidentit, duke rrënuar ekonominë, shoqërinë dhe ëndrrat e shpresat e qytetarëve”, u shpreh Rama në “Top Story” në Top Channel,  i pyetur nëse PS e ka tradhtuar Ina Ramën. Pyetjes lidhur me shkarkimin e kreu të Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqiri, Rama e cilësoi vijim i natyrshëm i një zgjedhje të gabuar dhe arrogante të Presidentit të sotëm të Republikës, i cili është thjesht një ministër më shumë në qeverinë e Partisë Demokratike. “Do kisha dashur shumë që presidenti të më jepte një provë që unë të isha i gabuar por fatkeqësisht presidenti po jep prova që jo vetëm nuk kemi gabuar që nuk i dhamë votën por se ishim plotësisht në interes të vendit dhe publikut. Kërkuam pikërisht që Presidenti të mos jetë një noter në zyrën e kreut të shtetit”, theksoi Rama. I pyetur nëse është penduar për darkat me Ilir Metën, Rama tha se nuk ka arsye të pendohet për takimet e zhvilluara për interesin publik. Duke ju referuar aleancës së humbur me Nard Ndokën, kreu i socialistëve u shpreh se “ne jemi fokusuar për të zgjeruar aleancën tonë ndërpartiake por edhe më e rëndësishme për të zgjeruar aleancën tonë me publikun. Pra duke zgjeruar bazën e mbështetjes për PS”-në.