Rama zgjodhi kandidat për kryebashkiakun e Tiranës, të bindurin dhe të nënshtruarin e tij

553
Të gjithë reaguan, pasi u bë zyrtarizimi nga kryeministri Edi Rama i kandidaturës së Erjon Veliaj për bashkinë e Tiranës. Shuma e opinioneve që u thanë ishte në 2 fjalë: Që kryeministri Edi Rama, vërtet zgjodhi një “femër” për bashkinë e Tiranës, ashtu siç kishte premtuar publikisht, veçse jo në kuptimin gjinor. Edi Rama zgjodhi kandidat për bashkinë e Tiranës, jo njeriun që ka përsonalitet dhe gëzon reputacionin e qytetarëve të Tiranës, të vetë elektoratit socialist, por përkundrazi zgjodhi kandidatin më të përkëdhelurin, më të bindurin, më të nënshtruarin e tij, Erjon Veliaj. Ndoshta kjo kandidaturë (nëse përdorim një fjalor kimik) është një produkt i një reaksioni të dyfishtë të ndërsjelltë. Me një paramendim, natyrisht nga vetë kryeministrit Edi Rama. Se fitorja kësaj here, duke qënë edhe në maxhorancë, duke qënë edhe në aleancë me LSI-në, është tejet e garantuar dhe personaliteti dhe reputacioni i çdo kandidati nuk ka asnjë vlerë. Dhe kjo ka këtë logjikë: Nëse do të kihet parasysh shuma e votave të fituara në 23 qershor 2013 në bashkinë e re të Tiranës, duke patur parasysh, edhe më herët, votimet në bashkinë e Tiranës në 2011, në shifra fitorja është mëse e sigurtë. Edi Rama, tashmë si kryeministër, për kandidaturën e bashkisë së Tiranës, kësaj here, ka patur shqetësim kryesor të ketë si kandidat një njeri të bindur dhe kjo ka prevaluar mbi kandidaturat e tjera, për t’i shërbyer atij vetë, si kryeministër. Erjon Veliaj, natyrisht, nuk është kandidati më i mirë që potencialisht kanë socialistët, apo edhe e Majta në përgjithësi. Dhe është ndoshta kandidati që ka personalitetin dhe reputacionin më të vogël, nga kushdo tjetër, që mund të kishte ambicie për një kandidim të tillë. Erion Veliaj, është i vetmi ministër që nuk gëzon asnjë simpati të elektorati socialist, i ardhur në PS pas një veprimtarie politike antisocialiste me organizatën e tij “Mjaft” kundër qeverisjes socialistë në 2001-2005. Erjon Veliaj shquhet për aktroizmin e tij, kurthet dhe prapaskenat ndaj çdo kundërshtari. Por edhe pse ka vetëm 20 muaj si ministër, emri i Erjon Velisë është përfolur në shumë afera korruptive, përveç atyre akuzave për abuzim fondesh me “Mjaft”-tin, në të kaluarën. Kujtesa e socialistëve nuk mund të fshihet me emërimet që i bëri Rama, vazhdimisht karrierës së Erjon Velias në PS dhe tashmë në qeverisje. Madje shumë drejtues të PS-së si Gramoz Ruçi, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Arta Dade, që kanë shkruar historinë e PS-së, por edhe shumë ministra, si Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Saimir Tahiri, nuk duan ta shohin me sy dhe vetëm imazhi i Erjon Velisë u prish jo vetëm humorin, por edhe gjakun. Po kështu, edhe LSI-ja kurrë nuk mund të harrojë akuzat e vazhdueshme të Ejon Velisë te “Mjaft” dhe “G-99” që nga 2002 e deri në 2011 ndaj vetë kryetarit të LSI-së. Po kështu, edhe e Majta në tërësi, kurrsesi nuk mund ta votojë Erjon Veliaj. Në fakt, baza e partisë, sipas sondazheve të brendshme, preferonte Blendi Klosin, një politikan karriere në PS. Por Rama, si një prej politikanëve autoritarë, ka vendosur që kandidati i tij të jetë plotësisht edhe i nënshtruari i tij. Mirëpo kjo preferencë e kryeministrit Rama, mund të shkaktojë një reaksion të kundërt, kur nuk merr parasysh elementët përbërës, siç ndodh në kimi. Vetë PS-ja, vetë elektorati socialist, ai i Majtë në tërësi, nuk do të preferojnë ta votojnë kandidaturën e Erjon Velisë, për çfarë thamë më lart. Vështirë që elektorati i “Mjaft” dhe i “G-99”, të mbizotërojë dhe të japë fitoren në 21 qershor në votim, ndaj reaksionit kundërshtues të së Majtës, si shenjë proteste ndaj vendimit të kryeministrit Rama për kandidaturën e Erjon Velisë, për kryebashkiakun e rradhës të Tiranës.
Sigal