Rama: Zgjedhjet më të mira që kemi zhvilluar deri sot

454
Kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në votim për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtit lokal. Rama duke shprehur mirënjohje me përulësi mirënjohje për qytetarët që votuan për kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, e cilëson procesin e 21 qershorit historik.
Kreu i qeverisë i cilëson zgjedhjet vendore si procesin zgjedhor më të mirin, më të ndershmet që Shqipëria ka zhvilluar deri më sot dhe më domethënëset në historinë e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.
FALEMINDERIT!
I falenderoj me respekt të gjithë qytetarët e qytetaret që u bënë pjesë e votimit të sotëm, pavarësisht se për kë votuan, dhe u shpreh me përulësi mirënjohjen të gjithë atyre që me votën e tyre e investuan besimin tek kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane.
Kjo video e shkurtër është kartolina e falenderimit tim për të gjithë zgjedhësit e këtij 21 qershori historik. Sot u votua reforma e madhe e riorganizimit administrativ të shtetit shqiptar që nga nesër do të jetë një shtet më modern. U vulos vendimi historik për të barazuar përfaqësimin e grave me burrat në kuvendet e reja vendore të Shqipërisë. U vendos status i barabartë qytetarie mes banorëve të qytetit dhe fshatit dhe u hap një epokë e re në marrëdhëniet mes familjeve që jetojnë në fshat dhe qeverisë vendore.
Ju të gjithë, të majtë e të djathtë, me apo pa parti, njerëz të zakonshëm qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi, i bëtë zgjedhjet e sotme më të mirat, më të lirat e të ndershmet që kemi zhvilluar deri më sot. Po padyshim, edhe më domethënëset në historinë e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.
Sigal