Rama zbulon sponsorin e PD: Ka përfituar tenderat kur Basha ishte kryebashkiak

420
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka zbuluar sponsorin e Partisë Demokratike. Ai pyeti të gjithë nëse e njihnin Rrok Gjokën, që sipas tij ishte sponsori për fushatat elektorale të PD.
“Kë mbaruat mor, ju ka mbaruar vaji i kandilit. Rruga e Arbrit e cila ishte 27 km, dhe propozimin e ka bërë Rrok Gjoka. E njihni ju? Ju të republikës së re mos shihni, se nuk e njihni. Ai është themeltar i PD. Është sponsori i PD në çdo fushatë elektorale. Është përfitues i tenderave, të kryetarit të PD kur ishte kryetar i bashkisë së Tironës tonë. Ato para po pastroni? Paratë e pikës që s’u bie që merreni me këto lloj gjërash.”, tha Rama.
Sigal