Rama – Zaev: Ja memorandumet që firmosëm

622
Është zhvilluar ditën e sotme në Pogradec, mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë.
Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama dhe kreu i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë bërë publike edhe marrëveshjet që janë firmosur mes dy vendeve.
Rama deklaroi se do punohet intensivisht që deri në mbledhjen e dytë mes dy qeverive dy vendet të kenë pikën e parë të përbashkët doganore.
“Do punojmë intensivisht që të kemi pikën e parë të përbashkët doganore deri në mbledhjen e dytë mes dy qeverive. Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar u identifikua si një përmasë me rëndësi të veçantë gjatë mbledhjes. Nesër do vizitojmë komunitetin maqedonas që jeton në bashkinë e vogël të Pustecit”, deklaroi shefi i ekzekutivit shqiptar.
Për Zaevin, mbledhja e dy qeverive është me rëndësi të vecantë, pasi përcjellë mesazhi bashkëpunim dhe forcimin e gjithë rajonit.
“Kjo mbledhje hap kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Ky është një mesazh në rajon, që dy qeveritë iu prijnë shtetasve pa paragjykime. Jemi të hapur, punojmë që të përmirësojmë cilësinë e jetës dhe për një të ardhme më të sigurt të vendeve tona në familjen evropiane. Do fuqizojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe kjo na çon në një hap përpara për një të ardhme më të mirë.
Sot firmosëm disa marrëveshje e memorandume, në fushën e sigurisë, arsimit, bashkëpunimit qeveritar. Biseduam për angazhime të rritura, për zhvillimin e infrastrukturës, për një zhvillim hekurudhor. Konfirmuam se ekziston një interes i madh të vazhdojë aksi që po ndërtohet nga pala shqiptare në daljen drejt Dibrës, që të vazhdojë ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm.
Dy vendet e zbatojnë vizionin për ardhmërinë e përbashkët si rajon i integruar në BE. Më 2018 do fillojmë negociatat për integrimin në BE, edhe ne si Republikë e Maqedonisë, edhe Shqipëria. E rëndësishme është edhe anëtarësimi në NATO i Maqedonisë. Është me rëndësi që Shqipëria e njeh momentin me shanse për një zhvillim rajonal në integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Dërgova një ftesë që takimi i radhës më 2018 të mbahet në Ohër ose në Strugë, në pjesën e parë të vitit 2018. Komuniteti maqedonas në Pustes është një urë lidhëse mes dy vendeve. Kjo është ardhmëria jonë e përbashkët për vitin 2018, shpresojmë të jetë e lumtur për të gjithë qytetarët e të dy vendeve”, deklaroi Zaev.
Sigal