Rama: Vota për problemet tuaja/ Meta: Devolli i Dritëroit meriton më shumë

419
Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar në Devoll kandidatin për kryetar të kësaj bashkie Arben Qaja. Të pranishëm në këtë prezantim kanë qenë kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij Rama tha se në Devoll është shumë e prekshme pamja e rrënimit prej vitesh, duke akuzuar kreun aktual të Bashkisë së Bilishtit se nuk ka sjellë projekte. 
“Këtu prekim po atë pamje të rrënimit prej vitesh. Një shesh, një udhëkryq mes rrënojave. Në 18 muaj kreu i bashkisë Bilisht nuk ka sjellë projekte. Asnjë kryetar i bashkisë nga PD nuk ka sjellë asnjë projekt, zero. Vota e 21 qershorit, do të jetë për problemet që lidhin familjet me bashkinë”, tha kryeministri. 
Nga ana e tij kreu i LSI-së, Meta gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve të Devollit, u ka kërkuar të votojnë Qajen për një transformim rrënjësor. Meta premtoi edhe një qendër grumbullimi për prodhimet me mbi 4 mijë tonë. 
“Devolli i Dritëro Agollit meriton më shumë. Prandaj ftoj të gjithë banorët e Devollit që në 21 qershor të votojnë Arben Qajen në mënyrë që të përfitojmë një transformim rrënjësor. Duhet të zhvillojmë më shumë projekte pujësimi, të rrisim prodhimtarin ë e fushës së Devollit. Së shpejti një qendër grumbullimi me mbi 4 mijë tonë. Bashkia e re e Devollit i jep zhvillim të integruar zonës”, u shpreh Meta.
Sigal