Rama vizitë zyrtare në Mynih për çështjen e azilantëve

473
Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Mynih, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, gjatë kësaj vizite Kryeministri Rama shoqërohet nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. Gjatë takimit mes dy delegacioneve që do të zhvillohet ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të diskutojë me Kryeministrin Seehofer mbi bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe rajonit të Bavarisë, bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional dhe universitar, por edhe mbi çështjen e azilantëve që mbetet një temë aktuale.
Sigal