Rama vizitë sot në Kosovë, takime me krerët e shtetit

502
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë kësaj vizite Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim rreth orës 13:00 me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ku pritet të diskutohet edhe për Gjykatën Speciale. 
Kryeministria kosovare ka bërë të ditur se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Nga ana tjetër edhe zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara ka konfirmuar ardhjen e kryeministrit të Shqipërisë, në Kosovë, duke u shprehur se pritet që Rama të zbresë në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 12:30.
Sigal