Rama vizitë 2-ditore në Beograd, në forum me homologun Vuçiç

437
Sigal

Gazeta Telegraf/ Kryeministri Edi Rama do
të jetë i pranishëm në forumin për sigurinë që do të mbahet në Beograd në datën
13 tetor.Së bashku me homologun e tij serb, Alexandër Vuçiç, kreu i ekzekutivit
do të diskutojë për të ardhmen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, si
dhe bashkëpunimin e tyre në funksion të një bashkëpunimi më të mirë në
eliminimin e paragjykimeve dhe të rritjes së sigurisë dhe stabilitetit të
Evropës Juglindore.Historia e marrëdhënies mes dy vendeve ka qenë e ngrirë ndër
vite por në vitet e fundit ato janë rigjallëruar. Kjo është hera e
katërt që Edi Rama viziton Serbinë si Kryeministër.