Rama vijon sulmin ndaj mediave, i kërkon qytetares të fikë televizorin: Është si shejtani në shtëpi

434
Sigal

Nuk ndalet sulmi i Ramës ndaj mediave. Teksa vizitoi sot një prej familjeve që tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi banesën në fshatin Arbanë, Rama i kërkoi të zonjës së shtëpisë që të fikte televizorin.

“Aman, fike atë se është si shejtani në shtëpi”-iu drejtua kryeministri qytetares, e cila nuk ngurroi t’i bindej fjalës së tij. Biseda vijoi më tej normalisht, por nuk munguan batutat e përhershme me pronarët e banesës së rindërtuar.

Rama akuzon mediat për përhapje të panikut dhe lajmeve të rreme gjatë ditëve të para të tërmetit apokaliptik.