Rama uron Ditën e Drejtësisë me një kartolinë nga çadra e PD

458
Si çdo ditë kryeministri Edi Rama uron “mirëmëngjes” nga Facebook-u i tij. Sot, ai uroi Ditën Kombëtare të Drejtësisë “me një kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia”.
Bashkangjitur fotos ku duket çadra e protestës së Partisë Demokratike, e cila ndodhet para godinës së kryeministrisë prej më shumë se 80 ditësh, Rama shkruan: “Këtu janë ngujuar politikanë për të bllokuar Vettingun, dhe janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite më pas”.

Postimi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES 
dhe ju uroj gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë me këtë kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia, ku janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë ’97 

Në këtë 104 vjetor të hedhjes së themelit të sistemit të drejtësisë shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me Drejtësi Shtet Punë Mirëqenie ; një Shqipëri që nis zbatimin e Vetingut dhe ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në Familjen Europiane
Sigal