Rama u vë kusht kryebashkiakëve socialistë: Nuk do rikandidohet ai që nuk zbaton reformën e ujin

548
Nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive që të zbatojnë reformën e ujit. Duke iu drejtuar kryebashkiakëve socialistë, kryesocialisti Rama tha se zbatimi i kësaj reforme do të jetë kusht për kandidaturat e ardhshme të Partisë Socialiste për kryetarë bashkie.
Duke iu bërë thirrje të zbatojnë urdhrin e qeverisë, Rama tha se nuk do të rikandidohen ata kryetarë bashkie të PS, që nuk pasqyrojnë rezultate pozitive të reformës së ujit.
“Kush do të bëjë politikë personale me idenë që mos prishëm me këtë apo atë për zgjedhje, nuk do të jetë kandidat i PS në zgjedhjet e ardhshme, dhe një nga kriteret për të mbështetur kandidatët në zgjedhjet e ardhshme do të jetë suksesi në reformën e ujit. Lojë me dy porta, ku nga një anë qeveria kërkon të implementojë një reformë, dhe bashkia vepron duke shkelur syrin, “le të marrim pak ujë, se na duhen për vota”, nuk do të ketë më. Nuk do të lejohet më ta vazhdojnë me shkelje brutale. Bashkitë nuk respektojnë kriteret e vendosura nga qeveria për cilësinë profesionale për cilësinë e edukatoreve të kopshteve, kjo është skandaloze.
Në Ministrinë e Arsimit kemi përfunduar procesin e dixhitalizimit të zëvendësimit profesional të mësuesve, dhe kjo vlen edhe për edukatorët. Është skandalozë që edukatore që plotësojnë kushtet nuk punësohen, por për interesa të ndryshme, punësohet edukatore që nuk janë për atë punë. Është thirrje për kryetarët e PS në radhë të parë, se nuk kemi ca u bëjmë atyre të Vorës, Kamzës, etj; ku kemi mesazhe pafund për shkelje. Portali do të bëhet ligj dhe nuk do të ketë më asnjë mundësi abuzimi, siç ka patur në ato kontrata të përkohshme. Nuk do të kemi më drejtori Arsimore të organizuara si sot. Do të kemi 4 Drejtori Arsimore të përgjithshme dhe do të kemi Zyra Arsimore që nuk do të merren më me kë do fusim në punë dhe kë do heqim, por do merren vetëm me standardet”, shprehet kryeministri Rama.
Sigal