Rama u tregon shqiptarëve progresin ekonomik që ka parë KE, në Kukës protestë për lirimin e 11 fukarenjve

515
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend për të nxjerrë në pah, “kapitujt e suksesit” nga Raport Progresi i KE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-së.
Rama ka vërejtur në veçanti në fjalën e tij se ka ikur nga syri dhe nuk është vënë në pah sa duhet, ajo pjesë e raportit ku flitet se Shqipëria ka bërë progres të madh ekonomik.
Rama ka vazhduar duke e theksuar këtë pjesë në një kohë kur në Kukës ka nisur protesta ku kërkohet lirimi i protestuesve që kundërshtuan vendosjes e taksës 5 euro nga qeveria në Rrugën e Kombit dhe që gjobiste rëndë banorët e zonës më të varfër të Shqipërisë.
Sigal