Rama: Turizmi prioritet. Do ndërtojmë aeroporte në Vlorë e Sarandë

483
Në komunikimin javor, Kryeministri Rama tha se ndonëse numri i turistëve në Shqipëri është rritur me 15%, në mandatin e ri do të investohet më shumë në këtë drejtim.
“Ne do të financojmë edhe shumë më shumë në mandatin e dytë, duke filluar nga Muzeu Kombëtar, te Piramida dhe të tjera projekte për të fuqizuar turizmin kulturor. Rilindja urbane do shtrihet si zgjerim i potencialeve turistike. Në hartën e turizmit do të hyjë edhe zona e Dibrës”, tha Rama.
Përveç bregdetit, Rama foli edhe për investime në veri.
“Do financojmë rrugën e re Milot-Lezhë. Do financojmë rrugën e Thethit. Programi për rindërtim do injektojë një shumë të konsiderueshme paraje dhe do krijojë mijëra vende pune. Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma”, tha Kryeministri.
Ndërtimi i 2 aeroporteve në Vlorë dhe në Sarandë do t’i japë një tjetër dimension fluturimeve në Shqipëri thotë Kryeministri.
Sigal