Rama-Tsipras, diskutohet partneriteti strategjik

593
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një takim më kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, në farkimin ekonomik në Davos. Mësohet se në këtë takim është folur për çështjet e bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen. 

“Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen. Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë”- shkruan kryeministri në Facebook.
Sigal