Rama troket në derën e Erdoganit

590
Kryeministri Rama ka udhëtuar sërish drejt Turqisë për të takuar presidentin Erdogan lidhur me investimet turke në Shqipëri. Vetë shefi i qeverisë ka njoftuar edhe brendinë e takimit me Erdogan, fokusuar zyrtarisht në bashkëpunimin ekonomik. “Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve; projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania; projektet e reja në turizëm dhe energji; si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”, u shpreh Rama. Një grup kompanish turke janë angazhuar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ndërsa “Turkish Airlines” është deklaruar se do të ndihmojë në ngritjen e kompanisë shqiptare të fluturimeve ajrore “Air Albania”. Sipas Ramës, tashmë qeveria turke pritet të ndihmojë edhe në një projekt për t’u bërë ballë përmbytjeve, krahas investimeve në turizëm e energji.
Sigal