Rama tregon “kushtet”: Ja se kur do t’ia lija karrigen Lulzim Bashës

447
Kryeministri Rama u shpreh sot në studion e Top Story të Sokol Ballës se karrigen do t’ia linte Lulzim Bashës vetëm nësë ajo do të ishte e tija.
“Nëse karrigen do ta kisha marrë nga shtëpia, pra nëse do të ma kishte dhënë Aneta atëherë do ia jepja Lulit menjëherë. Mirëpo këtë karrige ma ka dhënë votuesi dhe është përgjegjësi”, tha Rama.
Kryeministri tha se është i keqardhur që PD nuk merr pjesë në zgjedhje, por siguroi se zgjedhjet do të zhvillohen edhe pa PD-në dhe se do të krijohet opozitë e re.
Sigal