Rama thumbon Opozitarët/ Po kapin shansin që u vjen të jenë pjesë e Kuvendit.

447
Sigal

Kryeministri Edi Rama nuk ka lene pa shigjetuar kreret e dy partive te opozites, Lulzim Bashen dhe Monika Kryemadhin.

Duke folur per opoziten e re, dhe deputetet e rinj qe pranojne te hyjne ne Kuvend, duke marre mandatet e djegura nga PD dhe LSI-ja, Rama ka thene se ata po kapin shansin qe u vjen te jene pjese e Kuvendit.

“Po te merrej zoti me zgjedhjet, Monikes i kishte rene rrufeja dhe larg zotit do kishim mbetur pa doktoreshe, Po pse une ia kapa doren Monikes dhe i thashe sheno emrat e tyre, apo i mbajta doren Lulit. Une Lulin e mbajta per dore, por nuk i mbajtja doren. Atyre te tjereve u vjen mundesia te jene ne parlament, te marrin edhe pension, pse do rrine pas Luanit keta me 100 vete ketu”- tha Rama.

Ai ka shtuar me tej, se nuk e di ende se cfare do te beje opozita, a do te futet apo jo ne zgjedhje, por sipas tij, e sigurt eshte qe nuk do te fitojne.

“Nuk e di se cfare do te bejne, une them do te futen, por e sigurt eshte qe nuk do te fitojne”- ka thene Rama, teksa ka rikonfirmuar Armando Subashin per garen vendore ne Fier, madje ka dhene garanti edhe per festen e fitores.