Rama thërret Veliajn, Ruçin dhe Tahirin në kryeministri

378
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, Saimir Tahirin dhe kreun e grupit të PS-së Gramoz Ruçi. 

Takimi zhvillohet në ambientet e kryeministrisë.
Erion Veliaj ishte pjese e tryezës së darkës 4 orëshe që u mbjat më dy prill mes kryeministrit Edi Rama, kryetarit të LSI-së, Ilir Meta e ministrit Petrit Vasili tek Pazari i ri.

Më parë kryeministri Edi Rama iu drejtua sot Kryesisë së Kuvendit ku zhvilloi takimin e përjavshëm me aleatin e tij qeverisës, Ilir Meta.

Takim i cili zgjati rreth 90 minuta, vjen pas ofertës së LSI për zgjidhjen e krizës politike duke ofruar të gjitha mandatet e ministrave, edhe atë të kryetarit të Kuvendit, nëse kjo do të përbënte një garanci për opozitën.

Meta propozoi atë që e quan ofertë për një qeveri të besimit të gjerë. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka adresuar një ftesë për dialog nga shefit të opozitës Lulzim Basha por mbylli çdo mundësi për krijimin e një qeverie besimi, apo shtyrje të zgjedhjeve të 18 qershorit.

Në përgjigje të ftesës së bashkryetarit të koalicionit qeverisës Ilir Metës, përgjigje që vlen dhe për opozitën, Rama theksoi se Kushtetuta e thotë qartë se qeveria është vullnet i shumicës.
Sigal