Rama: Terrorizmi brenda shtëpisë sonë, luftë krah aleatëve

412
Sigal

TIRANE – Kryeministri Edi Rama në nisje të seancës plenare të Kuvendit, u prezantoi deputetëve zhvillimet dhe kontributin e Shqipërisë në Samitin e NATO-s në Wells, takimin më të lartë të Aleancës të mbajtur më 4-5 Shtator, ku Shqipëria merr pjesë për herë të dytë pas anëtarësimit më 2009.
 
Rama flet për rrezikun nga terrorizmi dhe masat për frenimin e tij
“Rreziku nga terrorizmi dhe ekstremizmi paraqet sfidë të re dhe kërcënim të ri dhe serioz jo vetëm për Siri, Irak dhe vendet e prekura, por për Rajonin dhe vendet e NATo-s. Samiti i NATO-s i dënon me forcë sulmet shtazarake që drejtohen kundër të gjithë popujve. Shqipëria pati një kontribut të rëndësishëm në analizën e rrezikshmërisë nga këto organizata. Sidomos përfshirja e e shqitparëve dhe shqiptarëve brenda rajonit të bashkuar, konsiderohet i rrezikshëm. Mercenarët terroristë do të përpiqen të gjejnë strehë në kthim në vendet e origjinës, duke sjellë andej barbaritë e demonstruara përditë në Siri dhe Irak. Qëndrimi ynë u mblodh në nevojën për të përfshirë sa më shpejt që nga Kosova, Mali i Zi, deri te Maqedonia, integrimi i këtyre vendeve në NATO dhe BE, është padyshim, masa më e përshtatshme për t’i bërë këto vende të paarritshme për ambiciet halucinante të terrorizmit.  Është një luftë brenda shtëpisë tonë në Europë, në Ballkan, në Shqipëri, na përket dhe do bëjmë gjithçka krah për krah me aleatët tanë, bazuar mbi strategjinë e shpallur nga Presidenti Obama pak ditë më parë”, tha kreu i qeverisë Edi Rama.