Rama tërmet në qeveri, shkarkon thuajse të gjithë ministrat… Emrat e rinj

738
Sigal

Pasi bëri një reperezalje të gjatë të arritjeve të Lindita Nikollës në krye të ministrisë së Arsimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se e ka shkarkruar nga detyra, duke e zëvëndësuar me Besa Shahinin, e cila aktualisht mban postin e zv/ministres së Arsimit.

“Dua ta filloj me Linditën. Besa Shahini do të zëvëndësojë Lindita Nikollën. Ajo është zv/ministrja aktuale e arsimit. Është ,me një karrierë akdemike që flet vetë për të. Ka të gjitha kapacitet për të marrë stafetën dhe për të çuar përpara reformat”, tha Rama.

Ai gjithashtu vlerësoi performancën e Arben Ahmetajt në krye të ministrisë së Financave, por tha se do ta zëvendësojë atë me Anila Denajn, e cila “ka një ekesperiencë të gjatë si financiere”.

Një tjetër ministër i shkarkuar është kreu i Ministrisë së Jashtme, Ditmir Bushati, detyrën e të cilit do ta marrë zëvendësi i tij, diplmatit Genti Caka.

“Ministrat që do largohen kanë një rol tejet pozitiv në diçka që kemi bërë dhe transformimet që kemi sjellë. Janë një gjeneratë drejtuesish që ka shumë për të dhënë edhe në parti, Të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet tja lënë vendin të tjerëve dhe për ta bëj falënderim të posaçëm e për punën e tyre”, tha Rama.

Ajo që pritej ndodhi, kryeministri Rama njoftoi shkarkimin e një sërë ministrash.

MINISTRAT E LARGUAR DHE ZËVENDËSUESIT:

-Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës;

-Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj;

-Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit;

-Bledi Cuci në vend të Niko Peleshit;

-Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros;

-Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos;

-Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin;

-Erion Brace zv/kryeministër i ri në vend të Senida Mesit;

-Belinda Balluku në vend të Damian Gjiknurit;

Rama: Ikni nga PS po deshët teze e daja në punë, s’shkojmë në opozitë nga ju

Shfajësimin përballë qytetarëve për mungesën e aakteve nënligjore në ligjin e Arsimit të Lartë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta bëjë në Asamblenë Kombëtare të PS-së, duke fajësuar mungesën e opozitës dhe opozitarizmin e dobët se ka “përgujumur” qeverinë.

Rama i tha të vetëve se “mungesa e opozitës i ka mpirë shqisat qeverisë”.

“Kemi humbur kohë, kohë, për të bërë akte nënligjore. Cili është justifikimi për këtë? Ska. Ska shpjegim. Shpjegimi për këtë dhe shumë të tjera si këto është se ne nuk kemi opozitë. Mungesa e opozitës na ka mpirë një pjesë të shqisave dhe na ka ulur një pjesë të kapaciteteve tona udhëheqëse”, tha Rama.

Kryeministri nuk e fshehu as frikën nga humbja e pushtetit, madje duke i “shkundur” anëtarët e PS me disa këshilla për mënyrën sesi duhet të veprojnë që revolta e lidhur me besimin te qeveria mos të kthehet në forcë për ta kthyer atë në opozitë.

“Për të shkuar më tej dua të prek atë që nuk shkon. Atë që duke u nisur nga kjo vetëdije, duhet të bëjmë nëse duam të bëjmë atë që sot është revoltë e lidhur me besimin me ne, mos të kthehet në revoltë nga humbja përfundimtare e besimit tek ne”, deklaroi shefi i qeverisë.

Por kulmin në fjalimin e tij Rama e arriti kur ia bëri të qartë, ministrave, deputetëve, kryebashkiakëve dhe drejtuesve të administratës se PS nuk do të rikthehet në opozitë për shkak të dëshirës së tyre për të punësuar familjarët në shtet.

“Partia Soacilaiste nuk mund të shihet në territor si forcë uzurpatore e Hipotekave, e ISHS-ve, e ALUIZNA-ve, e RRRR-ve, e DADADA-ve”. Të jemi partia e të gjitha shqiptarëve. Të jemi qeveria që punon për të gjitha shqiptarët. Kam folur disa herë por kam rënë në vesh të shurdhët. Qeveria nuk janë minsitrat, por të gjithë ata që na përfaqësojnë në territor. Harroni kunata, teze, daja që do të futen në punë. PS nuk mund të shkojë në opozitë për shkak të tezeve dhe kunatave. Harrojeni ose bëni një gjë të thjeshtë ikni nga PS dhe pastaj do meremi t’ju rregullojmë në punë të gjithë familjen. Kush nuk është dakord me këtë të shkojë të bëjë parti tjetër. Për këtë ia vlen të lihet dhe pushteti”, tha Rama në “dushin e ftohtë” që i bëri të vetëve.