Rama: Të refuzojmë pikëpamjen e korruptuar të çdo forme besimi

428
Kryeministri Edi Rama thekson se momenti për t’u ngritur dhe të bashkëpunojmë për shoqëritë që respektojnë të drejtat universale të njeriut, themelet e lirisë dhe që refuzojnë pikëpamjen e korruptuar të çdo forme besimi që mund të përhapet në çdo qytet, nga Parisi në Baga, duke kërcënuar jetën, paqen dhe të ardhmen. Përmes një postimi në Facebook, Rama vë theksin në respektimin e dallimeve sidomos në cështjet e fesë, ndërsa thekson se përvoja e Shqipërisë ka nevojë të përcohet përtej kufijve tanë.
“Në aktivitetin e nivelit të lartë organizuar nga Shqipëria së bashku me Selinë e Shenjtë dhe Mbretërinë Hashemite të Jordanisë për “Promovimin e mirëkuptimit dhe respektit në kohën e intolerancës”. Duke folur për shembullin e Shqipërisë dhe si ne kemi ditur gjithmonë të ndërtojmë mbi ngjashmëritë tona dhe si të respektojmë dallimet tona sidomos në çështjet e fesë. Kjo është një përvojë e cila ka nevojë të përçohet përtej kufijve tanë, në realitete të ndryshme sociale, politike dhe kulturore. Në një kohë kur është momenti për t’u ngritur dhe të bashkëpunojmë për shoqëritë që respektojnë të drejtat universale të njeriut, themelet e lirisë dhe që refuzojnë pikëpamjen e korruptuar të çdo forme besimi që mund të përhapet në çdo qytet, nga Parisi në Baga, duke kërcënuar jetën, paqen dhe të ardhmen”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Sigal