Rama tani flet për kushte për hapjen e negociatave: Kështu ka ndodhur edhe me Malin e Zi

601
Sigal

Kur e gjithë vëmendja është ndalur tek data 28 qershor, ditë ku do të jepet edhe vendimi nga vendet e BE nëse do të çelen apo jo negociatat e Shqipërisë me BE, kryeministri Edi Rama është shprehur shumë optimist për një ‘po’.

Gjatë një dëgjese me banorët e Sarandës, kreu i qeverisë tha se ka besim që drita jeshile për Shqipërinë do të ndizet. Mes të tjerash ai u ndal edhe tek kushtet, ndërsa shtoi se ‘nuk ka proces për në BE pa kushte’. Kreu i qeverisë solli në fokus shembullin e Malit të Zi, që sipas tij i janë vendosur 94 kushte.

“Sfida jonë nuk është me këta. Këta janë problem i këtij vendi dhe ajo çka ky vend nuk ia ka pasur borxh bijve të vet. Që nisen si mërgata e qyqeve në parlamentet e Europës dhe kapin deputetët që kanë arsyet e tyre dhe nuk kanë lidhje me Shqipërinë dhe t’i nxisin, e ti gënjejnë duke u dhënë argumente se pse duhet ta bllokojnë Shqipërinë. Të mos e lënë Shqipërinë që ta hedhë këtë hap historik. Do ta shohim, 28 qershori do vijë. Unë kam shumë besim që drita jeshile do ndizet në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër. Shqipëria ska kthim pas në këtë proces dhe do të vazhdojë duke hyrë në këtë fazë historike negociatat. Kanë ngritur tymnajë të re tani, ‘Po’ me kushte, ‘Po’ me kushte. Janë shembujt. Mali i Zi, Serbia kanë marrë ‘po’-n, kanë marrë edhe kushtet. Nuk ka proces në rrugëtimin drejt BE pa kushte. Mali i Zi sot negocion dhe ka 94 kushte. Kështu që ky është një proces. E rëndësishme është që ne të mos qëndrojmë në vend numëro, por hapa përpara. Ne na intereson në jetën e përditshme nuk është ajo se kur do të bëhemi anëtar të BE. Ne do të bëhemi anëtarë të BE-së kur të jemi gati, por ndërkohë të shfrytëzojmë këtë proces për një Shqipëri më të mirë. Për ne procesi i integrimit nuk është që të nisemi që të shkojmë të gjithë në Bruksel, por ta bëjmë një shtet europian. Ne jemi në kushtet e një kthese të ekonomisë, duan s’duan këta që çdo ditë shqyejnë Shqipërinë në sytë e të huajve dhe çdo vlerë e parim”, tha Rama.