Rama takon në SHBA Presidentin Barak Obama

450
Sigal

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim me presidentin amerikan Barak Obama. Duke e cilësuar si të paharrueshëm takimin me presidentin Obama, Rama thekson se është një nder për shqiptarët që kanë një mik të madh në Shtëpinë e Bardhë. Kryesocialisti i bëri këto deklarata në rrjetin social ‘Twitter’, ku komentoi edhe takimet me shqiptarët në SHBA dhe ekspertë amerikanë të ekonomisë. “Tre ditë intensive kontaktesh në SHBA me bashkatdhetarë të interesuar për një Rilindje Shqiptare. E po ashtu me ekspertë amerikanë të ekonomisë e të financave, për të konsultuar programin për një Rilindje Shqiptare”, shkruan Rama.