Rama takon Mogherinin në Bruksel, Vuçiç në maj në Tiranë

480
BRUKSEL – Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për të zhvilluar takime në kuadër të procesit të Berlinit, i njohur ndryshe si “Western Balkan’s 6”. Në këtë takim, do të diskutohet për rrjetin bazë të ndërlidhjes së autostradave dhe të linjave hekurudhore, por edhe investime të tjera që prekin vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rama ka nisur takimet që në orët e para të mengjesit. Ai ka pasur një mëngjes pune me homologun kosovar Isa Mustafa dhe ministrin e Jashtëm kosovar Hashim Thaci. Në këtë takim është diskutuar për projektet e perbashketa mes dy vendeve dhe projektet nga te cilat Shqiperia dhe Kosova do te perfitojne si rezultat i procesit te nisur ne Berlin nen udheheqjen e kancelares gjermane Angela Merkel.
Më pas shefi i qeverisë shqiptare ka takuar Kryeministrin e Malit te Zi Gjukanovic me te cilin ka diskutuar rreth projektit te autostrades Adriatiko Joniane, projekt qe lidh Shqiperine me Malin e Zi dhe Greqine. Dy kryeministrat diskutuan edhe mbi projekte te perbashketa ne fushen e turizmit, sidomos ne zonen e liqenit te Shkodres dhe lumit Buna.
Kryeministri i Shqiperise është takuar edhe me Komisioneren per Politiken e Jashtme në BE, Frederica Mogherini, me te cilen ka diskutuar te ardhmen europiane te vendit tone si edhe punen e qeverise shqiptare dhe reformat e ndermarra per te permbushur 5 prioritetet qe e afrojne Shqiperine edhe me shume me Bashkimin Europian. 
Disa orë më pas kryeministri Rama ka shtrënguar dorën dhe edhe homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç. Nga pamjet e trasmetuara në mediat serbe duket një takim i ngrohtë mes Ramës dhe Vuçiç, pavarësisht deklaratave të ditëve të fundit të shefit të qeverisë shqiptare për bashkim me Kosovën që nxitën reagime të shumta në Beograd. Biseda mes dy kryeministrave u përqendrua në projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit.
Kryeministri Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit dhe Europës në tërësi. “Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara”, – theksoi Rama, “duke bërë sëbashku për Ballkanin atë që Gjermania dhe Franca bënë pas luftës së dytë botërore për Europën. Është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë se Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian po aq sa BE ka nevojë për Ballkanin”.
“Bashkimi Europian duhet të kuptojë dhe mbështesë vendet e Ballkanit perëndimor dhe mbështetja projekteve në fjalë do të nxisin ekonominë e të dy vendeve”, deklaroi Vuçiç. Kryeministri serb konfirmoi vizitën e tij në Shqipëri në fund të muajit maj ku do të marrë pjesë në konferencën e SECP që do të zhvillohet në Tiranë.
Ndërkohë në orën 16:30 komisioneri Hahn do të zhvillojë një takim të veçantë me shefin e qeverisë shqiptare, ku pritet te diskutohet procesi i integrimit si dhe problemet që ka Shqipëria. 
Sigal