Rama takon Metën, në fokus reforma në drejtësi

532
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme takimin e përjavshëm me kryetarin e parlamentit Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit. Ashtu si edhe herët tjera, takimi është zhvilluar pa praninë e mediave. Reforma në drejtësi besohet se është çështja që do të diskutohet mes tyre. Takimi vjen një ditë pasi kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, iu drejtua zyrtarisht kreut të Kuvendit, Ilir Meta përmes një letre, ku i kërkonte Konferencës së Kryetareve të marrë dy vendime të rëndësishme: Të fusë në kalendar paketën ligjore të reformës në drejtësi. Nga ana tjetër Partia Demokratike e ka konsideruar një provokim të rëndë ndaj opozitës kërkesën e PS për të futur në kalendarin e Kuvendit draftin e reformës në drejtësi.
Sigal