Rama takon kryeministrin e landit të Bavarisë

462
Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, ka patur këtë të premte një takim me kryeministrin e landit të Bavarisë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në këtë takim, Rama dhe zoti Horst Seehofer kanë diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh. “Bashkëpunimi i nisur në fushën e arsimit profesional është tejet i rëndësishëm”, mësohet të ketë thënë Rama. “Potenciali i bashkëpunimit mes dy vendeve është jashtëzakonisht i madh”, ka vlerësuar shefi i qeverisë shqiptare.
Sigal