Rama takon homologun kuvajtian Nënshkruhen katër marrëveshje

44

Mes Shqipërisë dhe Kuvajtit janë nënshkruar 4 marrëveshje bashkëpunimi. Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kuvajt , ku zhvilloi disa takime me krerët më të lartë të institucioneve, ai bëri thirrje për rritjen e investimeve kuvajtiane.

Gjatë një takimi me homologun kuvajtian, Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, shefi i qeverisë shqiptare kërkoi nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, sidomos në fushën e turizmit dhe sektorin e ujit.

Kryeministri Rama e njohu homologun e tij kuvajtian me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe potencialin që vendi ynë ofron për sipërmarrjet e huaja të interesuara për të investuar në Shqipëri.


Në përfundim të takimit, Ministri i Jashtëm Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë Ahmetaj, nënshkruan katër marrëveshjet me homologët e tyre në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimit të eksporteve industriale, mbrojtjen e mjedisit, ruajtjes së burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm, bashkëpunimit në shëndetësi, si edhe marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Kuvaj u prit më pas nga Princi i Kurorës, Lartësia e tij Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit.

rama ne kuvajt
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka kërkuar sektorit privat kuvajtian të investojë në sektorë të ndryshëm të Shqipërisë. Në një intervistë për Agjencine e lajmeve kuvajtiane “Kuna”, në kuadër të vizitës zyrtare dyditore që po zhvillon në Shtetin e Kuvajtit, Rama i përshkroi marrëdhëniet me Kuvajtin si speciale.

“Ne jemi gati të mirëpresim investimet private në Shqipëri, kështu mund të zhvillojmë edhe më shumë këto marrëdhënie duke mbështetur investitorët kuvajtian që të investojnë në shqipëri në sektorë të ndryshëm”, tha Rama Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se kishte filluar takimet me sektorin privat në Kuvajt për të analizuar se si sipërmarrës të rëndësishëm mund të hapin biznese të rëndësishme në Shqipëri në fusha të ndryshme si pasuritë e paluajtshme, bujqësia, turizmi dhe uji.

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Kuvajtit dhe Shqipërisë fillojnë që në vitet 1990. Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria ishte nga vendet e para që dënuan pushtimin e Kuvajtit nga Iraku në gusht 1990. Fondi Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab (KFAED) ka që prej vitit 1993 ka dhënë gjashtë hua praj 21,5 milionë dinarë kucajtian (KD) (72,9 milionë dollarë) për projekte bujqësore dhe transporti në Shqipëri.

Rama, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Ekonomisë, tha se do të takohet me Madhërinë e tij Sheikun Amir Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, dhe Madhërinë e tij kryeministrin Sheiku Jaber Mubarak Al-Hamad Al-Sabah si dhe zyrtarët e KFAED-s. Kryeministri shqiptar, i shoqëruar gjithashtu edhe nga katër anëtarë të parlamentit, tre kryetarë komunash dhe një delegacion prej 16 përfaqësuesish të bizneseve, tha se KFAED ka luajtur një rol të rëndësishëm në periudhën e vështirë të tranzicionit shqiptar.

Kuvajti dhe Shqipëria do të nënshkrojë marrëveshje të rëndësishme për të promovuar dhe mbrojtur investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, teknik, ligjor dhe gjyqësor.
Një forum ekonomik i sponsorizuar nga Dhoma Kuvajtiane e Tregëtisë dhe Industrisë do të mbahet me rastin e vizitës së Ramës për tu fokusuar në shencet për tregëti dhe investime që sjell një rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.