Rama takon çiftin Klinton: “Dy miq të mëdhenj të Shqipërisë”

516
Sigal

Gjatë qëndrimit në Nevv York, Kryeministri Rama, zhvilloi një takim me çiftin Hilari dhe Bill Klinton. Në rrjetin social, Rama i vlerëson ish-Presidentin dhe ish -sekretaren e shtetit të SHBA-ve, si dy miq të mëdhenj të Shqipërisë.“Mëngjes i bukur në Nevv York. Bisedë e ngrohtë me Sekretaren Klinton, takim emocionues me Presidentin Klinton. Dy miq të mëdhenj të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama merr pjesë në konferencën e Iniciativës Globale Klinton

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar ditën e djeshme në hapjen e konferencës së organizuar nga Iniciativa Globale Klinton, që mbahet këto ditë në Nju Jork. Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Klinton e vuri theksin tek ato iniciativa që synojnë të rrisin pjesëmarrjen e gruas në politikë, që respektojnë të drejtat e njeriut, por edhe tek disa projekte që synojnë të promovojnë energjinë e rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit. Të hënën Rama pati një takim me homologun kosovar Hashim Thaçi, ku diskutuan për projekte të përbashkëta, me interes reciprok për të dy shtetet. Axhenda e takimeve të Kryeministrit Rama ka vijuar më pas me Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer me të cilin u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë qëndrimit në Nevv York, Kryeministri Rama, zhvilloi edhe një takim me miqësor me kongresmenin Eliot Engel.