Rama takohet me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias

39
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ministri grek Kotzias ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama.
“Sot në Sallën e Hartave me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku ka publikuar edhe një foto nga takimi.
Kryediplomati grek do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani për ta përmbyllur axhendën me takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.