Rama takohet me Metën në Kryesinë e Kuvendit

414
Kryeministri Rama i është drejtuar sot Kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar takimin e përjavshëm me aleatin e tij në qeveri, Ilir Meta.
Vizita vjen pas kthimit të kryeparlamentarit nga vizitat e tij zyrtare në Itali dhe Gjermani, ku ka diskutuar lidhur me progres-raportin për Shqipërinë dhe reformat në vend.
Po kështu diskutimet Rama-Meta zhvillohen edhe një ditë para mbajtjes së seancës plenare, ku pritet të votohet dhe marrëveshja e përbashkët PD-PS për dekriminalizimin.
Diskutimi mbi këtë projekligj u ezaurua seancën e kaluar.
Sigal