Rama, takim pune në Bruksel, nënvizohet zbatimi i Vettingut

447
Sigal

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku përmes rrjeteve sociale informoi se sot kishte qenë pjesë e një mëngjesi pune me vëndet anëtare, iniciuar nga grupi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e BE-së.

“U fol me tonet më pozitive për Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”  thuhet në faqen zyrtare të facebook të kryeministrit Rama.

Në këtë takim ishte nënvizuar nevoja imediate për zbatimin e ligjit të Vettingut premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik

“U nënvizua nga të gjitha vendet anëtare progresi i madh që pasqyrohet në Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vetingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik”

Kryeministri e mbyll postimin me një falenderim të veçantë  për Shefen e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini dhe për Komisionerin Johannes Hahn, dy miq të posaçëm e partnerë të çmuar të Shqipërisë në këtë proces