Rama takim me Metën në kryesinë e Kuvendit

443
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit zhvilluan sot paradite takimin e përjavshëm në kryesinë e Kuvendit.
Takimi vjen një ditë pasi Rama me një njoftim për shtyp njoftoi shkarkimin e ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe zëvendësimin e tij me Arben Ahmetaj i shfaqur politikisht dhe ekonomikisht shumë pranë shefit të qeverisë dhe madje duke marrë përsipër në publik dhe peshën e mbrojtes ekonomike dhe financiare të vendit.
Në vend të tij emërohet Ministre e Ekonomisë Milva Ekonomi që mbante zv ministre e Shëndetësisë.
Impulset e reja kane prekur keshtu sektorin më të rëndësishëm atë të financave, që të paktën gjate vitit të fundit është shoqëruar me debate të forta për mosrealizime në shifra qindra milionë dollarë në dogana dhe tatime.
Takimi nisi rreth orës 09:00 dhe u zgjati pak më shumë se 30 minuta.
Sigal