Rama takim me kryesinë e PS-së, të pranishëm edhe 3 kryetarë bashkish

427
Kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e sotme një takim me anëtarë të kryesisë së partisë që ai drejton në selinë rozë. Në këtë takim mësohet se ishin të pranishëm edhe 3 kryetarë bashkish, Erion Veliaj i Tiranës, Vangjush Dako i Durrësit dhe Dritan Leli i Vlorës. Ndërkohë që me kryesinë e PS-së, mësohet se Rama diskutoi për organizimin dhe koordinimin e fushatës elektorale të vitit 2017. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje kryeministri i pyetur për ndryshime në qeveri, refuzoi të përgjigjej.
Sigal