Rama takim me homologun çek Sobotka, nënshkruhen pesë marrëveshje

40
ÇEKI – Pesë marrëveshje u firmosën sot mes Shqipërisë dhe Cekisë gjatë vizitës zyrtare që kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit patën në Republikën çeke. Shefi i mazhorancës dhe homologu i tij çek Bohusllav Sobotka mbajtën një konferencë të përbashkët për media. 
Fjala e kryeministrit Rama
Bashkëpunimi më Çekinë
Dua ta falënderoj shumë sinqerisht kryeministrin e Çekisë për mikpritjen e ngrohtë dhe për faktin që në delegacionin që na mirëpriti përfshiu pjesën më të mirë të qeverisë, të gjitha gratë ministre, dhe dua të them se në këtë aspekt keni shumë për të bërë, ne kemi 30 % dhe nuk jemi të kënaqur. Diskutuam për marrëdhënien mes dy vendeve tona që ka një potencial të madh për ne në Shqipëri të paktën për gjeneratën time Çekia është një vend me shumë fuqi tërheqëse dhe është e lidhur me momentet e para të përpjekjeve për tu çliruar nga diktatura e të shkuarës. Nga ana tjetër unë besoj që duhet të ketë një arsye të fortë se për këtë vizitë tonën në Pragë ne patëm numrin më të lartë të kërkesave që kemi pasur ndonjëherë në Evropë nga sipërmarrjet që donin të ishin në forumin e biznesit që kemi organizuar s bashku. Jam i bindur që ka mundësi reale që edhe nëpërmjet sipërmarrjeve të shkohet në një stad tjetër.
Marrëveshjet e firmosura
Firmosëm 5 marrëveshje bashkëpunimi. E para në fushë e turizmit, çdo vit shohim rritje të numrit të turistëve nga Evropa Qendrore dhe republika çeke, në sezonin që sapo mbaroi numri ka shkuar në 14 mijë por potenciali është shumë i lartë. I lutem atyre 14 mijëve t’i tregojnë të tjerëve se sa e bukur është Shqipëria, që në Shqipëria hapet më mirë se sa në anën Lindore të Adriatikut. Në arsim kemi shumë për të mësuar nga ju, sot kurorëzohet një bashkëpunim intensiv për të njohur reciprokisht sigurimet për efekt pensioni të qytetarëve tanë. Ju keni një bilanc të shkëlqyer me mbrojtjen e mjedisit në pyje, duam të përfitojmë nga dija juaj edhe në aspektin e reformave në tërësi që kanë të bëjnë me negociatat për në BE.
Mbështetja për integrimin
Mirënjohje për qeverinë aktuale, qoftë për të mëparshmet, sepse ka pasur një konstante lidhur me mbështetjen e vendosur të integrimit të Shqipërisë në BE. Dua të shpresoj që Çekia dhe një numër vendesh anëtare që e mbështesin hapur çeljen e negociatave, të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë.
Marërdhëniet me Serbinë
Falenderoj kryeministrin për fjalët inkurajuese lidhur me ecurinë e procesit të paqes dhe bashkëpunimit në rajon. Në një 1 vit është bërë progres sa në 100 vjet në fokus transformimin rrënjësor të marrëdhënieve me Serbinë. Çekia është kualifikuar në kampionatin evropian, edhe ne parmbrëm, mund t’ju them se vetëm ato pamje që u panë një vit më parë në Beograd, ajo dhunë masive kundër kombëtares atje, i përkasin një të shkuare që nuk kthehet më, dhe një vit më pas jemi në kushtet të tjera pasi i ofruam një mikpritje të shkëlqyer Serbinë. Megjithëse humbëm ndeshjen ngushëllohemi nga fakti që ata do na shikojnë në televizor kur të shkojmë në Francë në finale. E falënderoj për mbështetjen e Kosovës në UNESCO, kjo i bën mirë edhe Serbisë pavarësisht se ne disa gjëra në Ballkan i kuptojmë me vonesë dhe Serbia do e kuptojë që kjo është e mirë edhe për Serbinë.
Kriza e emigrantëve
Besoj se kjo është një krizë e cila nxjerr në pah shumë qartë atë që dihej, mungesën e një Evrope strategjike dhe të gatshme për tu përballur si një e tërë me problemet e nxehta me të cilat ndeshet. Fatkeqësisht kemi një Evropë që vit pas viti bëhet gjithmonë e më pre e egoizmave kombëtare, e zgjedhjeve të radhës në të gjitha vendet anëtare, dhe gjithmonë e më pak strategjike. Kriza e sotme pasojë e mungesës së një strategjie të qartë të përbashkët evropiane lidhur me zhvillimet e kahershme në Siri. Burimi është atje. Zgjidhja është komplikuar, por imponon bashkëpunimin e të gjithë forcave të interesuara për ta luftuar radikalizmin islamik, dhe posaçërisht kalifatin islamik. Unë besoj që përfshirja e Rusisë dhe një qasje globale është nj domosdoshmëri por sigurisht bazuar mbi një parimshëmëri të qartë mbi të cilën ka folur dje edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Kjo krizë të shërbeje si një kambanë e madhe për vetë Evropën, atë se duhet të bëjë me veten dhe faktin që është momenti për të mos ju dorëzuar forcave antievropaine, që ofrojnë kthimin mbrapsht dhe daljen nga historia.
Mbështetja ndaj integrimit 
Sobotka: Të jeni të sigurt që do të keni mbështetjen tonë në rrugën drejt integrimit në BE, stabiliteti është më i miri për çdo problem që mund të lindë në rajon.
Nenshkruhen 5 marreveshje
Kryeministri Rama u prit në selinë e qeverisë dhe zhvilloi bisedime me homologun çek Bohuslav Sobotka, ku në qendër ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimi europian i Shqipërisë. Në delegacionin e kryesuar nga Kryeministri ishin ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.
Në përfundim të bisedimeve dypalëshe u nënshkruan disa marrëveshje e memorandume bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Çekisë:
Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e Turizmit;
Marrëveshja në fushën e mbrojtjes sociale;
Marrëveshja në fushën e Arsimit;
Memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore;
Memorandum bashkëpunimi midis agjencive shtetërore për mbrojtjen e mjedisit.