Rama takim me deputetët e veriut në selinë e PS, caktohen koordinatorët

439
Pas takimit me deputetët e qarkut të Vlorës, kryeministri Edi Rama është takuar sot me deputetë të veriut të vendit. Takimi është mbajtur në Selinë e Partisë Socialiste, ku merrnin pjesë deputetë të Kukësit, Shkodrës, Lezhës e Dibrës. Sipas burimeve nga selia rozë, takimi bëhet për ndarjen e përgjegjësive dhe detyrave për secilin deputetë, ndërkohë që janë prezantuar edhe koordinatorët e rajoneve të veriut.

Mësohet se për PS-në, ndarja në veri do të bëhet sipas rajoneve. Kështu Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të jetë koordinator i zonës Shkodër-Kukës, ndërsa ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla do të jetë koordinatore e PS-së për rajonin Shkodër-Kukës. Në takim janë diskutuar edhe një sërë çështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit dhe situatën në vend.
Sigal