Rama takim me De Mazière: Bashkëpunimin mes vendeve në fushën e sigurisë

421
Kryeministri Edi Rama priti në një takim Ministrin e Brendshëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë. Kryeministri Rama dhe Ministri gjerman de Mazière vlerësuan bashkëpunimin mes vendeve në fushën e sigurisë dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili mbetet i një rëndësie parësore. Bashkëbiseduesit dakordësuan qëndrimin për thellimin dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Kryeministri Rama theksoi se qeveria shqiptare është thellësisht e angazhuar që të marrë pjesë dhe të ofrojë gjithë mbështetjen e saj, në përpjekjet e përbashkëta të komunitetit europian për të dhënë zgjidhjen më të mirë çështjes së emigrantëve. Kryeministri Rama falenderoi për mbështetjen që Gjermania vijon t’i japë Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin e qeverisë shqiptare, për të përmbushur me sukses objektivat e përcaktuara.
Sigal