Rama takim me Aleks Soros në Maqedoninë e Veriut/ Miliarderi bisedë ‘kokë më kokë’ edhe me Zaev-in (Foto)

678
Sigal

Tiranë- Një ditë më parë u raportua se kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Ohër do të zhvillojë edhe një takim me Alex Soros, djalin e miliarderit Xhorxh Soros. Biseda do të bëhet në Hotel Unique, i cili sipas kërkimeve në internet është me 5 yje.

Për këtë takim shkruajnë edhe mediet maqedonase. Sipas tyre përveç se me Ramën, Xhorxh Soros është takuar edhe me Zoran Zaev dhe Presidentin maqedonas Stevo Pendarovski.

 

 

“Republika ka mësuar se trajtimi VIP ishte menduar për Aleksandër Soros, djalin e multibilionerit të majtë George Soros, i cili po takon kryeministrin Zoran Zaev dhe Presidentin Stevo Pendarovski. Ka shumë të ngjarë që vizita në Ohër të përdoret edhe për takime me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu afër rrjetit, pasi ish-bashkëshortja e tij Delina Fico ka punuar në projekte të profileve të larta të financuara nga Soros. Presidenti serb Aleksandar Vucic po merr pjesë gjithashtu në samitin në Ohër, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.