Rama synon 18 mandate në Tiranë, thumbon Bashën: Na shijon më shumë kur iu mundim përballë

444
Në një takim me banorët e Saukut të Vjetër, kryeministri i vendit ka folur për projektet dhe ambiciet e PS-së, ndërsa nuk i ka kursyer ngacmimet për demokratët pak orë para se Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme ku do të votojë ligjin e vettingut dhe emrat e ministrave të rinj.
“Ne ia dolëm t’i imponojmë PD edhe ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi edhe zhbllokimin e vettingut sot pas pak minutash. Ja dolëm që PD të rikthehet në zgjedhje. E kemi thënë se i duam në zgjedhje se na shijon më shumë fitorja duke i mundur ballë për ballë se sa duke i lënë mbyllur në çadër. Ne nuk shkelëm Kushtetutën nuk u tallëm me popullin. Nuk shkelëm as ligjin kur shtymë me 1 jave datën e zgjedhjeve Ishte e vetmja mënyrë për shtyrje ligjore. Ne besojmë që nëse ju themi njerëzve që duam të bëjmë shtet të jemi të parët që i respektojmë ligjet”,- tha ai.
Kryeministri tha ndër të tjera se nga 16, synon të marrë 18 mandate në Tiranë.
“Nuk jemi engjëj, larg qoftë por në sheshin e betejës politike jemi shqiptarët më të mirë , Kështu që besoj se këtu në Tiranë ne meritojmë dhe s’kërkojmë asgjë më shumë se sa na kërkon në 18 mandate”,- tha ai.
Sigal