Rama: Synimi ynë krijimi i një administrate të fortë dhe qëndrueshme

402
Kryeministri Edi Rama deklaron se objektiv është krijimi i një administrate të qëndrueshme dhe me profesionistë. Gjatë një takimi në Kryeministri me studentë të rinj, kreu i qeverisë tha se nuk është arritur të krijohet një administratë që të shërbejë në çdo qeveri, por se kjo gjë synohet të realizohet. Sipas tij institucionet nuk janë ende në nivelin që kërkon ligji, ndaj synohet të krijohet një administratë e fortë. 
“Ka konkurse që dalin pa fitues, për shkak se konkurset janë reale dhe të vështira. Mungesa e përvojës është një faktor. Angazhimi vullnetar i të rejave dhe të rinjve ndihmon shumë gjithë ata që duan të bëhen pjesë e administratës. E nisim me 1900 persona, por synojmë që në dhjetë muaj të shkojmë në 10 000 vajza dhe djem të interesuar për ta njohur nga brenda administratën për t’u bërë pjesë e saj”, u shpreh Rama. 
Ai shtoi se është parashikuar edhe një seleksionim si rezultat i angazhimit të të rinjve, për të mbështetur dhe çuar më tutje nismën, ku 200 vajza dhe djem që do të dallohen dhe që do të duan, do të bëhen menjëherë pjesë e administratës publike, me konkurs, por duke pasur një avantazh më shumë.
Sigal