Rama sulmon PD-së: Merren me veshjen time, këtë punë kanë

411
Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët e Klosit në sajë të fushatës elektorale, pohoi para të pranishmëve se ai nuk ishte magjistar që për 44 muaj të bënte mrekullira.

“Në mund të vazhdojmë të themi përsëri shifra të vërteta. ‘Shumë thonë se po shohim që po bëhen punë të mëdha. Por kur do vij tek ne kjo punë’. Nuk dua të justifikohem me këto thënie të njerëzve.

Po ti kisha bërë këto që duhet të ishin bërë në 27 vite, do më kishin marrë për problemet e hënës. Por unë nuk shqyhem për magji, se nuk jam magjistar”, tha Rama.
Nga ana tjetër ai iu kundërvu dhe opozitës, e cila komentoi veshjen e kryeministrit gjatë samitit të tij të NATO-s në Bruksel. “Merren me veshjen time. Nuk shqetësohen për kostumin. Gjithë jetën duke u marrë se si vishet tjetri. Këtë punë kanë bërë. Merren me flokët e gjata, i ka të gjata flokët ky. Ka lakra në kokë. Edhe Saliu e di që brenda vetes në këto 44 muaj ne kemi bërë shumë”, theksoi ai.
Sigal