Rama sulmon LSI, Vasili: Ti je si Adham’Uti

556
Teksa deputetët demokratë janë larguar nga salla, ata të LSI-së kanë replikuar me kryeministrin Edi Rama. Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i shtroi një sfidë para kryeministrit.
“Më lejoni tu bëjë një sfidë. Në raportin e DASH të vitit 2016 për Shqipërinë thuhet: Shqipëria nuk figuron e listuar në vendet për pastrimin e parave. Ndërkaq kam thënë në këtë foltore një vit më parë, atë çfarë thoshte në atë kohë raporti, pra, në vitin 2017 për 2016, dhe thotë tekstualisht këtë që po citoj: Shqipëria figuron në vendet problematike për pastrimin e parave. Ndërkohë në raportin e këtij viti të publikuar pak javë më parë që i referohet vitit 2017, thuhet tekstualisht kështu: Shqipëria mbetet rrezik i madh për shkak të pastrimit të parave të pista. Nëse nuk është kështu në raportin e DASH unë iki nga ky Parlament zoti Kryeministër. Më provoni të kundërtën e kësaj që thashë që është qëndrimi zyrtar io DASh për qeverinë tuaj zoti kryeministër”, tha Luan Rama.
Ndërsa lidhur me shëndetësinë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili foli dhe si ish drejtues i këtij dikasteri.
“Në Shqipëri or ti mik është bërë para se të vije ti kardiokirurgji, ka pasur 98% të mbulimit me vaksina, vend lider në imunizimin evropian para se të vije ti, nuk janë bërë as me hanxhar, as ato të ndryshkura që të kanë thënë ty dhe ca ke teknologjinë e lartë e ke gjetur nuk e ke blerë. Ka një këshillë shumë të mirë, miqësore për aq sa ka mbetur për tu njohur bashkë: Mos fol më për shendëstinë se ata që merren me këtë punë i gajase. E di si je bërë kur flet për shëndetësinë, më pak se Adham’Uti”, tha Vasili.
Sigal