Rama sulmon Blushin: Uljani zërin, nëse ai ka lidhje me ndonjë katundar votojeni

404
Kryeministri Edi Rama, një ditë pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, ku u votua vettingu, ka komentuar kritikat e deputetit Ben Blushi.
Nga Manza e Durrësit, kreu i qeverisë pohoi se Blushi nuk ka lidhje me katundarët dhe punëtorët që përshkruheshin në vargjet e Fan Nolit. Ai pohoi se u takon qytetarëve që ta vërtetojnë këtë, dhe nëse u pëlqen, atëherë mund ta votojnë.

“Edhe shumica edhe opozita, janë pjesë e kësaj zgjedhje. Këta të tepsisë, ca analistë, ca i thonë vetes realiste, ca përfaqësues të popullit, flasin për ju dhe mendjen e kanë tek tepsia. Duart e tyre në tepsi janë falë bindjes së tyre në politikë. Ju e keni të thjesht, shihni vetëm fytyrat, nëse ata fytyra e kanë mendjet tek ju, vazhdoni me ata. Merreni atë të mbrëmshmit, uljani zërin dhe thonë: A ka lidhje me ndonjë katundar ky? Në fund të ditës llafet e shumta e çorodisin njeriun, fytyra duket. Njeriu kur shkon 40 vjeç, aty shihet fytyra e tij. Shih Fari Balliun, ja vetëm shihe. Le të thotë ca të dojë. A e vret mendjen, ndonjë sekondë për Shqipërinë ky? A ka lidhje me mua ky? Vetëm fytyra. U bë kjo punë, fol njëri, fol tjetri. Këta e shohin veten, si trileçe, kadaif, këta të kadaifit janë më të rrezikshëm. Sot jemi në kushtet që kemi bërë një reformë që se ka bërë kush”, tha Rama.
Sigal